Gruaja shqipare po dështon në politikë.
Nëse mendon për vete se është e ditur – i lind nevoja emergjente të duket e bukur.
Nëse është e bukur – i lind nevoja të bëhet e ditur shpejt e shpejt.
Të jesh e ditur dhe e bukur – është proces.
Ne si popull e falenderojmë shumë që s’po na del përpara gjithqysh, ama ky popull shumë ka qejf me pá veç një herë me flokë të fenirata!
Populli me të drejtē po pyesin pse Presidentja kurrë nuk i lidhë flokët.
A e keni parë kur dikush ka shishka, dhe nuk e ndërron kurrë frizurën, qysh t’hidhet me ja shkund frizurën e me janheq shishkat prej ballit.
Presidentja kryen edhe punë të tjera shumë të dobishme për Kosovën.
Anipse nuk agjëron, shkoi për iftar në një shtëpi në Gjilan, dhe u shërbeu fëmijëve të nikoqirit hurmat e tij.
E bën këtë gjest, sepse është njeri i mirë, se sikur t’mos ishte njeri i mirë nuk do t’i jepte fëmiut hurma.
Pas iftarit, Presidentja i kërkoi NATO-s që ta furnizojë Ukrainën me avionë ushtarakë.
Qeni i madh sa lopa e han bashkëkohaniken e saj në qendër të Prishtinës, ama, ky nuk është lajm.
Në gazetari nuk është lajm kur ‘qeni e kafshon njeriun’, por lajm do të ishte sikur ‘njeriu do ta kafshonte qenin’!
Është edhe një tjetër aforizëm në gazetari që thotë: Kurrë nuk keni lexuar për një aeroplan, nëse aeropani nuk është rrëzuar.
Presidentja nuk di si çlirohet atdheu nga qentë e çartur, por di si çlirohet Ukraina.
Nuk është kjo për të zgjidhur probleme shtazarake.
Bile Shpend Ahmeti e ndante ‘drogën’ e tij me qentë, kurrë nga gjumi nuk zgjoheshin (po bëj hajgare, se zgjoheshin nganjëherë).
Plus Presidentja ma kish bë unfollow në Twitter (e para ma ka bë follow, po nejse, le të mbetet në ndërgjegjen e saj).
Autore e fotografisë nga veriu ku nē borë shiheshin nxemëset elektrike duke e ngrohur natyrën serbe – është Artane Rizvanolli – e frymëzuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve.
Askush deri sot nuk ka qenë më e vendosur në neverinë e saj ndaj shqiptarëve.
Mirë e ka që i urren shqiptarët – por shtrohet pyetja: pse i do serbët kaq shumë.
Dashuria e tepruar derdhet nga shpirti si lumi, e ta vërshon mendjen. Pastaj, pastaj po dihet…
Vendimi i Gjykatës për shtrenjtimin e rrymës në baza etnike – do të mjaftonte për t’u dorëhequr një njeri normal.
Donika ka kujtuar që njerëzit i lidh feja.
Nuk e ka ditur se njerëzit i lidh veç frika.
Një ditë, një familjar në Mitrovicë, më tha:
T’ana t’ana, veç për Donikën pse më këshillove të votojë!
Qe de. U skuqa. Sa shumë votues i kam marrë më qafë.
Ama Ti nuk e di, nuk e parashikon se sa askushi dhe të ulët janë njerëzit derisa ua jep shansin dhe besimin të të zhgënjejnë.
Sot me një setër ngjyrë kaki Donika iku nga seanca e Kuvendit dhe shkoi për t’u takuar me Izraelin.
Me Izraelin e ka seriozisht, prandaj me të takohet hapur.
Palestinën e ka për aventurë.
Kjo i shkruan raportet policore, dhe ka logjikë që i shkruan vet: sepse kjo ka qenë në vendin e ngjarjes dhe askush më mirë se kjo nuk e ka parë aksidentin që e ka shkaktuar kjo, e shtyrë nga një fëmijë.
Në raportin e saj policor, Rozeta ka vendosur se ‘një fëmijë ia ka shkelur kerrin kësaj’.
Si nuk i vjen turp prej Shën Marisë!
Sigurisht në momentin kritik ‘kur fëmiu ia ka shkel kerrin’, Rozeta ka qenë duke e zgjatue dorën mbrapa ulëseve me mbërri pitalken e nxehtë, me ndukë (se pejonët ndikun, e nuk nukin si ne).
Kjo e nervozon edhe bensedinin.
(Ka në mesin tonë që janë aq të pafat sa që ilaçi për qetësim i nervozon. E quajnë alergji – por ky është mallkim).
Ju kujtohet ajo skena stereotipe, e njohur në filma, kur dikush e zë partnerin me tjetren, i pabesi anipse i zënë me pelë për dode në vend-ngjarje i thotë viktimës së tij erotike: ‘Nuk është kështu siç duket’.
I këtillë, rrenës ordiner është Bislimi.
Njeriu më inteligjent në Kosovë – është një budalla.
(Ne po e kërkojmë dikë që na e beson gjendjen e na e qan hallin, e jo dikë që na e mohon vuajtjen. Veç me na e besu – na kish mjaftuar).
Një njeri i mençur nuk hyn në mal pa sakicë, nuk e bën veten të duket ashiqare se nuk i shkon fjala.
Krejt thanë që Ardita Sinani është shkarkuar veç pse është grua.
Grua ka qenë edhe kur është votuar kryetare.
Ajo ishte Vetëvendosja e Preshevës, dhe duke dêshtuar ajo, dështoi Vetëvendosja edhe në Preshevë.
Nuk bën që kryeministri i Kosovës të anojë kah disa shqiptarë dhe të ngritet kundër të tjetëve, të ndajë edhe popullin shqiptar të Preshevës, siç ka bërë në Kosovë.
Preshevën nuk e humbi Ardita Sinani, por e humbi Albin Kurti.
Në fjalimin e saj të fundit para shkarkimit Ardita Sinani me fjalët e Albin Kurtit bëri lexim skenik – gllumica.
(Nuk e di a ia ka shkruar fjalimin Albin Kurti)!
Mua më kanë prekur edhe në spec.
Kushdo që më njeh e di mirë se unë prej se e mbaj veten në mend nuk ha kurrë pa spec të djegëst.
Veç përrshesjin (sherri i asaj këngës, e dini ju) e ha pa speca t’djegstë.
Të djegësit nuk e ndjejnë veç zogjtë.
Kaq më kish mjaftuar të fluturoj.
Shteti i Kosovës e ka problem kombëtar specin e djegëst, jemi aq të pasur sa që konsiderohet ‘buxhevan’, kush ka mundësi t’ia lejoj vetes të blej speca të djegëst…..
që mund t’i mbjellësh edhe në saksi.
E nëse ju them se jam rikthyer në fëmijëri, dhe jam ri-regjistruar në bibliotekën e qytetit dhe po e rilexoj ‘Kronikë në gur’, sepse nuk kam më mundësi të blej libra të palexuar – a më besoni!
Qeveria Kurti klasën e mesme e ka bërë të varfër.
Të varfërve po dihet çfarë u kanë bërë…
Ky presion bëhet për t’ua bërë punën shqiptarëve që ta braktisin Kosovën.
Albin Kurti është Kryeministër i diasporës.
I atyre që nuk kanë nevojë për të.
Sot ka vendosur të na jap vitrat, shumë flm, por nëse vendos ta rris tatimin në pagë, unë jam ajo që do t’u prijë protestave të mëdha!
P.S. Për dreq, në sheshin e kryqeytetit gjithë ditën e lume muzikanti nuk di tjetër melodi përveç ‘Rrugës i trishtuar dikush po ecte…’.