Gratë shtatzëna janë 5 herë më të rrezikuara nga Covid-19 në krahasim me të tjerat

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Sipas një njoftimi të kohëve të fundit nga CDC, gratë shtatzëna mnd të kenë pesë herë më shumë shanse të shtrohen në spital si pasojë e COVID-19 në krahasim me gratë jo shtatzëna, shkruan Medical Daily.

Ky studim është në kundërshtim me studimin e mëparshëm, sipas së cilit nuk ka një ndryshim midis dy grupeve.

Njoftimi i fundit nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi se gratë shtatzëna që janë prekur nga Covid-19 janë në një rrezik më të lartë për t’u shtruar në spital si pasojë e simptomave më serioze në krahasim me pacientet e tjera, që nuk janë shtatzënë. Për më tepër,ato kanë më shumë nevojë për ventilim mekanik ose oksigjenim.

Nga ana tjetër, duhet cekur se në këtë studim gjithashtu është zbuluar se këto gra nuk janë më të rrezikuara nga vdekja në krahasim me të tjerat.

Në bazë të informacioneve, 32 % e grave shtatzëna me Covid, u raportua se ishin të shtruara në spital,  ndërsa vetëm 6% e atyre që nuk ishin shtatzënë dhe kishin koronavirusin ishin të shtruara në spital.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtatzënia është arsyeja numër një për pranim në spital. Kjo mund të jetë arsyeja e këtyre shifrave”, tha Dr. Richard Beigi, president i Universitetit Pitsburgh në Pensilvani.

Gjithsesi, ende nuk ka të dhëna se si një infeksion i tillë mund të ndikoj direkt në shëndetin e një gruaje shtatzënë.

Të ngjashme