Gratë shtatzëna me stres kanë më pak gjasa të kenë djem

Prishtinë | 07 Jan 2023 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Gratë shtatzëna që përjetojnë stres fizik dhe mendor kanë më pak të gjasa të kenë një djalë dhe gjithashtu mund të kenë një rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme, thotë një studim i ri.

Studimi i botuar të hënën, pasoi 187 gra shtatzëna, nga mosha 18 deri në 54 vjeç. Studiuesit ekzaminuan nivelet e stresit psiko-social, fizik dhe stilit të jetës, bazuar në disa pyetësorë, ditarë dhe vlerësime fizike të përditshme.

Mesatarisht, studimi zbuloi se 105 djem kishin lindur për çdo 100 vajza. Por në këtë studim, raporti i seksit në grupet e stresuar fizikisht dhe psikologjikisht favorizonte vajzat – me katër djem të lindur për çdo nëntë vajza dhe dy djem për çdo tre vajza.

Rreth 17 përqind e grave shtatzëna që morën pjesë në studim u identifikuan si “të stresuara psikologjikisht”, me nivele më të larta depresioni, ankthi dhe stresi të perceptuar, thanë studiuesit. 16 përqind e grave ishin “stresuar fizikisht”, me presion relativisht të lartë ditor të gjakut dhe konsum më të madh kalorik.

Shumica, gati 67 përqind ose 125 e pjesëmarrëseve ishin të shëndetshme.

Nënat e stresuara fizikisht, me presion më të lartë të gjakut dhe konsum kalori, kishin më shumë të ngjarë të lindnin para kohe sesa nënat pa stres, theksuan studiuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme