Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiqevci, ka nisur sot punën si shef i misionit diplomatik të Kosovës në Holandë.
Në një postim të tij, në Facebook, ku shihet me ambasadoren holandeze në Kosovë, Greiqevci e falënderon atë për ,mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë procesit të shtetndërtimit të Kosovës.
“Kam nderin ta përfaqësoj vendin tim në Holandë, një mbështetës të gjatë dhe mik të Kosovës. Pres që të bashkëpunoj ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të avancuar integrimin e Kosovës në BE”, ka shkruar Grajqevci.
Para Greiqevcit ambasadën në Holandë e ka udhëhequr ambasadorja Vjosa Dobruna.