“Albin Kurti është problemi në dialog”, thotë Richard Grenell, ish i dërguari special i Donald Trump, në një intervistë për Kosova Online.
Grenell po ashtu thekson se Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë, ndryshe nga Kurti, do të respektonte marrëveshjet e mëparshme.
“Mendoj se ne ishim në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë derisa Thaçi ishte president i Kosovës. Marrëveshjet e tilla nuk janë kurrë të lehta, të dyja palët duhet të jenë në gjendje të marrin vendime të vështira dhe të ecin përpara”, ka thënë Grenell.
“ Gjithçka është e qartë, por do t’u thosha popullit të Kosovës, miqve shqiptarë dhe miqve nga Serbia se është mirë të kesh dikë nga ana, një palë e tretë që do të ndihmojë në vështrimin e gjërave”, tha ai.
Grenell mendon se komuniteti ndërkombëtar duhet të zbatojë atë që u kërkua më 3 qershor, kjo është e qartë.
Isha i qartë kur thashë se Kurti nuk është i dobishëm, se ai kritikohet edhe nga republikanët edhe nga demokratët, nga NATO, nga BE. Ai ka kaluar vijën e kuqe më 3 qershor dhe nuk ka pasur pasoja. Besueshmëria e SHBA-së dhe BE-së tani është në rrezik. Duhet më shumë presion ndaj Kurtit nga bashkësia ndërkombëtare”, vlerëson Grenell sipas të cilit, problemi kryesor që nuk po arrihet ndonjë gjë është te Kurti,
“Nuk po i respekton marrëveshjet e mëparshme. Thaçi do t’i respektonte”