Grenell mbështet “Marshin për Drejtësi”: SHBA duhe të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit

| 03 Pri 2023 | 00:06 | Nga

Ish-emisari special amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mbështetur përmes një reagimi, marshin masiv të mbajtur sot në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

”Qëndroj me këta miq në Kosovë- që u mblodhën për lirimin e mikut tim Hashim Thaçi”, ka thënë Grenell.

Ai ka shfaqur disa kritika ndaj administratës Biden për siç thotë mosveprim në këtë çështje.

Teksa mes tjerash ai thotë se SHBA-të, duhet të bëjnë thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1642623702704754688?t=pbjbjHtvzkWAxi1PGzPhXQ&s=19

Të ngjashme