Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar John Ratcliffe si shef të ri të Inteligjencës Kombëtare.
Kongresisti nga Teksasi u konfirmua në Senatin e ndarë. Ai mori 49 vota pro, ndërsa pati 44 kundër.
Këtë pozitë deri tash e mbante Richard Grenell, si ushtrues detyre. Grenell, që është edhe ambasador në Gjermani, është edhe i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Vetë Grenell e ka uruar menjëherë Ratcliffen përmes një shkrimi në Twitter.
“Urime Ratcliffe, do të jesh Drejtori më i mirë i Inteligjencës Kombëtare ndonjëherë”, ka shkruar Grenell.