Grenell: ShBA gaboi me deklaratat për shtimin e trupave serbe në kufi

Prishtinë | 03 Tet 2023 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, e ka kritikuar Washingtonin zyrtar rreh deklaratave për trupat ushtarak të Serbisë në afërsinë e kufirit me Kosovën.

Ai ka folur edhe për sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës në Banjska të Zveçanit, ku më 24 shtator u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

“Ata (SHBA) bënë një gabim këto dy ditët e fundit duke thënë se Serbia po shtonte trupat kur Serbia në të vërtetë po zvogëlonte trupat në kufi. Ata duhet të sqarojnë faktet e tyre”, tha ai.

Gjithashtu ish-shefi i Inteligjencës amerikane u ankua për paratë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpenzojnë për trupat ushtarake në Kosovë.

“Ne, në administratën Trump, po flisnim për pakësimin e trupave të NATO-s dhe, kjo i kursen amerikanëve shumë para. Ne kemi një debat të madh në këtë vend nëse Amerika duhet të paguajë apo jo për sigurinë. Qoftë nëpërmjet operacioneve paqeruajtëse të OKB-së apo operacioneve të NATO-s, taksapaguesi amerikan paguan shuma të mëdha parash”.

Në fund ai tha se Kosova dhe Serbia ishin më të sigurta nën udhëheqjen e Donald Trump.

Të ngjashme