Richard Grenell në konferencën për media pas takimit me kryeministrin, Hoti theksoi se janë këtu për të treguar zotimin e tyre për marrëveshjen, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi për të treguar zotimin tonë për marrëveshjen për ekonominë, atë çfarë po përpiqemi ta bëjmë zotim që zbatimi i marrëveshje është ai për çfarë kemi ardhur”, tha Grenell.
Ai ka thënë se dëshirojnë tu tregojnë qytetarëve se me zhvillim ekonomik mund të ecët përpara.
Dëshirojmë t’ju tregojmë qytetarëve se mund të shkojmë përpara për zhvillim ekonomik. Tregoni një vullnet dhe secila ministri do të krijojë grupe të personave të punojë me amerikan. Vendet e punës me paga të larta dhe shpresojmë se zhvillimi ekonomik do të ndryshojë pejsazhin politik të rajonit. Presidenti Trump ka thënë shkoni të vendoseni marrëveshjen mes dy vendeve dhe krijimin e vendeve të punës. Ne çfarë mund të bëjmë është të iu krijojmë vend të punës ku të rinjtë mund të krijojnë familje. Sapo u nënshkrua zbatimi i deklaratave që i kemi bërë në Washington. Ne shpresojmë që do të na mbani llogaridhënës. Prandaj amerikanët kanë treguar forcë për të zbatuar fjalët”, tha Grenell.