Grenlanda i thotë Trump se është e hapur për biznes dhe jo për shitje

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Grenlanda të premten ka hedhur poshtë iden se mund të dalë në shitje pas raportimeve se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte diskutuar privatisht me këshilltarët e tij idenë e blerjes së ishullit më të madh në botë.

“Ne jemi të hapur për biznes, mirëpo jo për shitje”, ka thënë ministrja e Jashtme e Grenlandës, Ane Lone Bagger për Reuters.

Trump do të vizitojë Kopenhagën në shtator dhe Arktiku do të jetë në rendin e ditës gjatë takimeve me kryeministrat e Danimarkës dhe Grenlandës, një territor autonom danez.

Bisedimet për blerje të Grelandës fillimisht janë raportuar nga The Ëall Street Journal. Dy burime të afërta me këtë situatë i kanë thënë Reutersit se fillimisht diskutimet kanë nisur si shaka, mirëpo më vonë janë trajtuar seriozisht nga disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters.

Të ngjashme