Një krim makabër ka tronditur Greqinë ku djali ka vrarë të atin duke e masakruar me thikë në shtëpinë e tyre.
Mediat kanë zbuluar detaje tragjike nga ngjarja e rëndë. Autori e ka goditur të atin me thikë kuzhine disa herë në gjoks dhe duar teksa ai ishte shtrirë në dhomën e tij të gjumit.
Sipas policisë autori vuante prej vitesh nga problemet psikologjike si dhe ishte përdorues droge.
Blutë gjetën dhe konfiskuan thikën e kuzhinës që u përdor për krimin e rëndë.
Në banesën e tyre u gjetën edhe celularë, një armë gjahu si dhe një kartë banke të cilën autori dyshohet se e përdorte për të konsumuar lëndë narkotike.