Ministria greke e Financave ka publikuar raportin mbi borxhin publik të vendit. Sipas raportit borxhi i cili ka qenë 345 miliardë euro në çerekun e kaluar, me 10 për qindje rritje në çerekun e tretë të këtij viti është realizuar në 356 miliardë euro.
Pjesën më të madhe të borxhit të vendit e përbën kredia e siguruar nga Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar (EFSF) me 131 miliardë euro.
Në raport thuhet se maturimi i borxheve të Greqisë ndaj kreditorëve të saj do të vazhdojë deri në vitin 2060.
Raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka tejkaluar 180 për qind ndërsa kjo është më e larta brenda Eurozonës.
Greqia gushtin e kaluar doli nga programi pas tre pakove të shpëtimit një pas një.