Evropa është në prag të një krize tjetër refugjatësh, pasi Greqia i ka mbyllur kufijtë duke bllokuar rrugët tokësore dhe detare, për refugjatët që po arrijnë nga Turqia, pasi Erdogan ka thënë se nuk do t’i ndalojë më se 3.6 milionë njerëz që të arrijnë në Evropë.
Qindra azil kërkues janë nisur drejtë Greqisë, nga Turqia dhe Bullgaria, me shpresën se do të arrijnë më shpejtë në thellësi të Evropës dhe të arrijnë në shtetet që dëshirojnë, transmeton Telegrafi.
Por, fqinjët e Turqisë reaguan me shpejtësi ndaj këty veprimi, pasi Greqia mbylli kufinjtë, derisa Bullgaria dërgoi mbi 1,000 trupa ushtarake në zonat kufitare.
Ndër ballafaqimet e para me refugjatet, policia greke i ka pasur në Pazarkule, ku është dashur të përdorur dhunën dhe të hedhë gaz lotsjellës, që të kthej prapa shumë refugjatë përfshirë, irakianë, iranianë, sirianë dhe marokenë.
Mediet turke, kanë shfaqur bamjet e bregdetit, ku shihen shumë refugjatë përfshirë gra dhe fëmijë, që nisen me barka gome nëpër det që të arrijnë në brigjet greke.
Veprimi i Ankarasë zyrtare, është bërë pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në Siri, nga forcat siriane.