Greqia ia ka marrë mendtë Albin Kurtit

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 12:43 | Nga Kimete Berisha

I korruptuar nga bukuria greke!

  • Kish marrë ngjyrë… për merak i kish thith rrezet.

Kryeministri i rrezitur nga hoteli ‘i parajsës greke’ foli edhe për krizën ekonomike, nëse ka krizë – dhe dy javë ditë e këndoi ‘Moj zeshkanja ime’.

  • Në Greqi u soll si i padalur,
    sikur u la në det për herë të parë;
    sikur i pa ishujt për jerë të parë;
    sikur e pa perendimin e diellit për herë të parë.

U çudit si fukara – por u knaq si milioner.

  • Greqia e paguan që të magjepset me të.

Greqia, Kosovën nuk e pranon si shtet ama Kryeministrin e pranon si kryeministër të shtetit që nuk e pranon.

Shteti i Platonit ta mëson këtë logjikë:
Ose Kosova nuk është shtet ose Albin Kurti nuk është kryeministër i Kosovës.

  • Se Greqia më e rreptë se Republika e Platonit.
    Bile Republika e Platonit i ka përjashtuar nga shteti ideal – veç poetët.

Poetët nuk do të kishin vend në Republikën e Platonit, sepse poetët shpërndajnë rrena dhe e korruptojnë mendjen e të rinjëve.

Njësoj si Kur’ani që është kundër prozës dhe poezisë – kurse ‘vetë’ është edhe prozë edhe poezi (e bukur)..

  • Kryeministri e përshkruan Greqinë si bukuroshen e dheut (miss bota), të cilës i kthehet vazhdimisht, se shumë e mirë.

Greqia, me bukurinë e saj, e ka korruptuar kryeministrin Kurti.
Për pak e bindi se Legjenda e Rozafës është greke.

-,Bukuria mbetet ‘mjeti’ më i rrezikshëm për korruptim.
Më së shumti të mashtrojnë me bukuri.

Ka raste që njeriut i është shkatërruar karriera e pasuria për një palë vetulla në të cilat u dashurua (kurrē pa e kuptuar se janë vetulla tatoo)

  • Greqia Ia ka lidhur këmbët, ia ka marrë mendët, me ata ishuj, me ato përralla, me atë ujë, me gjithë atë bukuri…
    e rrethuar me male,
    e ka ftoh prej Kosovës – ia ka bë shtëpinë (me qera)-ujk.
  • Është i trallisur pas grekëve.
    Dikush tha ‘U tranu’.
    Nuk flet gjë tjetër, veç për hijeshinë greke.
  • Të njëjtat fjalë nuk i ka thënë kurrë për Shqipërinë.

Pse kurrë nuk tha: Kur shkon në Sarandë një herë, nuk ke çare pa u kthyer tek Saranda përsëri.

  • Edhe Kosova ka bukuri, nuk ka aso bukurie që të flladit, por ka ‘bukuri që vret’.
    Për shembull:
    Kur i fut këmbët në ujin e Ibrit, më nuk kthehesh i gjallë në shtëpi, aq i ftohtë që është, – ai ujë.
  • Pse Kryeministri Kurtit nuk ka inat – i vardiset Greqisë si fakir?
    Dhe pse nuk e pranon Greqia?

Sepse: Kur i vardisesh dikujt duhet t’i thuash;
Shih sa i mirë jam, e jo erdha të të shoh sa e mirë je!

  • Kryeministri ndjehet më i sigurt në Greqi se sa në Kosovë.

Në Greqi rojet e ruajnë nga dielli, veshur me kostume të larjes (kurse në Kosovë e ruajnë nga hijet).
Rojet e lumtur e ruanin nga largësia kryeministrin…se s’janë të obliguar ta shohin – që ta ruajnë.
Mitologii greke, kjo.

  • Derisa dukesh i rrezitur – dukesh i lumtur.
    Derisa dukesh i lumtur – nuk të beson askush.

P.S. Rrezik m’i harru bikinit në Greqi…
se….

Të ngjashme