Greqia “ka marrë masa” për të siguruar furnizimet me energji në dimër

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë të dielën se shteti që udhëheq ai, ka marrë masat e nevojshme për të siguruar furnizimet me energji në muajt e dimrit, në rast se Rusia ndal gazin.

“Ne jemi të gatshëm për skenarin më të keq të mundshëm, pra që Rusia të ndalë gazin”, ka thënë Mitsotakis në një konferencë për media në qytetin verior të Selanikut.

Mitsotakis ka thënë se Greqia ka grumbulluar sasi të mjaftueshme të gazit të lëngshëm natyror, disa termocentrale janë të gatshme të bëjnë kalimin nga gazi në naftë, si dhe ka rritur kapacitetet e qymyrit.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dhënë shenja se synojnë të vendosin çmim tavan për gazin rus, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë se mund të ndalë furnizimet në rast të një vendimi të tillë.

Të ngjashme