Greqia nesër dërgon në Maqedoni notë verbale

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Të hënën (nesër), Republika e Greqisë do të dërgojë në Republikën e Maqedonisë notë verbale se e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim në NATO, kështu ka bërë të ditur ministri i alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugallos në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Maqedonisë “MIA”, transmeton Portalb.mk.

“Të hënën do të dërgohet notë verbale, nëpërmjet së cilës do të njoftohet për ratifikimin e marrëveshjes, dhe në vazhdim Maqedonia e Veriut do ta informojë OKB-në, por edhe të gjitha shtetet anëtare”, tha Katrugallos.

Sa i takon hyrjes në fuqi të emrit të Maqedonisë së Veriut, ai sqaroi se ajo është e definuar qartë me Marrëveshjen e Prespës, gjë e cila zyrtarisht ka nisur dje të zbatohet.

Qeveria tanimë ka formuar grup ndërinstitucional i cili do të duhet që të përpunojnë plan aksional nacional për zbatimin e masave dhe aktiviteteve, ndërkaq në afat prej shtatë ditëve institucionet shtetërore, pikat kufitare dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore do të duhet që t’i ndërrojnë tabelat me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Emri i ri i shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në shqip pasi që, siç ka deklaruar para ca kohës zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, shqiptarët janë 20% në nivel shtetëror.

Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt të 2019-s, në Bruksel u nënshkrua Protokolli hyrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nga ana e ambasadorëve të 29-të vendeve të Aleancës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme