Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia nuk mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat kombëtare.
Siç tha kryeministri, “Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nëse nuk shoh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike Greke në vend”, shkruan media greke To Vima.
Ai theksoi se e ngriti këtë çështje në kontaktet e tij me liderët evropianë Presidentin Macron, kancelaren Merkel dhe kryeministrin Holandes Rutte në prag të debatit të ardhshëm në Këshillin Evropian në tetor.
Deklaratat kryeministri grek i bëri gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme për mediat në Selanik.
Këshilli i BE do të mblidhet në 17-18 tetor në Bruksel ku do të vendosë për fatin e bisedimit të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri tani ka sinjale pozitive nga Gjermania që pritet të miratojë fillimin e bisedimeve, por me kushte. Këtë javë qe vjen një vendim paraprak do të merret në Bundestag. Në 13 shtator, Berlinin do ta vizitojë edhe kryeministri Edi Rama për të lobuar pro çeljes së bisedimit të pranimi.