Zyrtarët grekë kanë thënë shenja se janë duke u përgatitur për largimin e masave kufizuese që janë marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, njoftoi se sistemi i drejtësisë do t’i kthehet gradualisht normalitetit nga 27 prilli. Së pari do të hapen zyrat për regjistrat e pronave dhe disa gjykata do ta fillojnë shqyrtimin e rasteve specifike.
Ky veprim e paraqet lehtësimin e parë të masave në Greqi që nga mbyllja e shkollave në Peloponez më 4 mars për shkak të përhapjes së sëmundjes, shkruan “The Guardian”.
“Më pas do të hapen sektorët që përfshijnë popullsinë që është më pak e rrezikuar, përfshirë dyqanet e vogla”, tha ky zëdhënës, duke theksuar se prioritet i qeverisë mbetet mbrojtja e grupeve më të rrezikuara.
Deri më tani, në Greqi janë regjistruar 116 të vdekur dhe 2,245 raste të infektimit me koronavirus, kurse autoritetet shëndetësore i kanë testuar mbi 54 mijë persona në mbarë vendin.