Zyrtarët grekë kanë njoftuar se kanë në plan për t’i bërë të detyrueshme vaksinat kundër COVID-19 për këdo nga mosha 60 vjeç e lart.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha në një mbledhje të kabinetit se vendimi i ri do të hyjë në fuqi nga 16 janari i vitit të ardhshëm. Ai shtoi se autoritetet do të vendosin një gjobë prej 100 euro për ata që nuk e respektojnë urdhrin.
Ky vendim vjen pas masave të mëhershme që u ndërmorën këtë muaj që ua ndaloi personave të pavaksinuar të futen në hapësirat e brendshme, përfshirë restorantet, kinematë, muzetë dhe palestrat, edhe nëse ata kishin teste negative të koronavirusit.
Greqia ka pasë një rritje të shpejtë të rasteve me koronavirus në javët e fundit. Infeksionet ditore kanë arritur nivele rekord, me mesataren shtatëditore të vendit që arrin në 6721 infeksione në ditë.
Po ashtu, në këtë vend ka pasë një hezitim të konsiderueshëm për të marrë vaksinat me vetëm 63% të popullsisë prej 11 milionë banorësh që janë të vaksinuar plotësisht, përqindje që është nën mesataren europiane.