Greqia thërret Turqinë ta dënojë incidentin me flamur

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Greqia të dielen i ka bërë thirrje Turqisë që ta dënojë dhe hetojë atë që e ka quajtur “përdhosje të flamurit” në ishullin grek Kastellorizo.

Mediat greke kanë raportuar se flamurit grek, i vizatuar në një shkëmb në këtë ishull, të shtunën i ishte hedhur ngjyrë e kuqe përmbi. Kastellorizo është shumë afër bregdetit turk.

“E dënojmë përdhosjen e flamurit grek në Kastellorizo”, ka bërë të ditur përmes një deklarate ministri i jashtëm grek.

“Presim që autoritetet turke të dënojnë menjëherë dhe ta hetojnë incidentin, kështu që përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, shkruhet në vazhdim. “Veprimet e tilla të papranueshme duket se i rrënojnë përpjekjet për zbutjen e tensioneve ndërmjet dy shteteve.

Turqia nuk ka dashur ta komentojë rastin.

Të ngjashme