Gresa Bakraçi debutoi në 800 m në atletikë, e fundit në grup

Prishtinë | 02 Gus 2024 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Gresa Bakraçi debutoi sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, disiplina e 800 metrave në atletikë, para rreth 80 mijë shikuesve të pranishëm në stadiumin “Saint Dennis”.

Atletja jonë përfundoi me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda (e fundit në grup). Në renditjen e përgjithshme doli e 49-ta.

Kujtojmë që disiplina e Gresës është ajo e 3000 metrave, ndërsa 800 metërshi iu mundësua të garonte në Paris 2024.

Gresa ishte garuesja e vetme që përfaqësoi Kosovën në garat e atletikës në Paris 2024.

Të ngjashme