Gresa Behluli në ditën më të rëndësishme i besoi “Studios Sebi”

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 12:17 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këngëtarja Gresa Behluli, dasma e të cilës bëri bujë të madhe mediale e në rrjetet sociale, në ditën më të rëndësishme të jetës, bukurinë e saj ia besoi studios me traditë dhe të njohur për profesionalizëm – “Studios Sebi”.

Përvoja shumëvjeçare e “Studio Sebi” bëri që Gresa pa hezitim të vendosë që rregullimin e fytyrës dhe të frizurës, në ditën e kanagjegjit dhe të martesës, ta bëjë këtu.

Sebi Bucolli Ymeri, pronarja e “Studio Sebi”, tregon se këngëtares i është ndryshuar stili i flokëve disa herë gjatë natës, duke ia përshtatur me fustanet. Këtë “ofertë unike” e praktikojnë tash e sa kohë në këtë sallon.

Sebi zbulon për Ekonomia Online se për datën e dasmës e kishte ditur qe disa muaj.

“Pas përfundimit të xhirimeve të Vitit të Ri kemi qenë ndër të parët që e kemi ditur për datën e dasmës dhe të kanagjegjit dhe kemi qenë të ftuar”.

“Ideja ka qenë e jona, që pas çdo veshjeje… edhe ajo u befasu, kur i kemi thanë se mundemi me të ndërru. Kemi punuar edhe me klientë të tjerë dhe asaj i ka pëlqyer puna”, tha ajo.

Sebi, nga shumëkush cilësohet si “vajza me duart e arta” për shkak të pasionit dhe kujdesit maksimal me të cilin e kryen punën e saj.

Por, ajo tregohet modeste dhe shumë nga meritat ua lë “vajzave të palodhshme” të studios. Sebi thekson se nuk e mban mend që ndonjëherë ndonjë nuse të jetë ndarë e pakënaqur. “Edhe Gresa është ndarë shumë e kënaqur me punën e studios tonë”, shprehet ajo.

Gresa i dha fund beqarisë më 30 mars të këtij viti, duke u martuar me Lulzim Ibrahimin, zv.president i klubit basketbollistik “Prishtina. Dasma e Gresës mori vëmendje të madhe, duket edhe për faktin që ajo është vajza e këngëtares ikonë të muzikës popullore, Shkurte Fejza-Behluli.

Së fundi ka pasur dhe disa dasma të tjera, të ashtuquajtura “VIP”, dhe duket qartë se ka pasur një konkurrencë dhe “luftë të pashpallur” mes tyre për protagonizëm dhe shkëlqim.

“Studio Sebi” tashmë ka nisur përgatitjet për të përballuar fluksin e vajzave maturante, sikurse dhe sezonin veror të dasmave..

Sebi thotë se i kanë përgatitur disa oferta dhe fton të gjitha vajzat e interesuar ta vizitojnë “Studion Sebi”, që gjendet në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë; ose faqet në Facebook dhe Instagram, ku postohen rregullisht të rejat e fundit.

Image may contain: 2 people, people smiling
Image may contain: 2 people





Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and indoor
Image may contain: one or more people and indoor

Të ngjashme