Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi, ka tash e sa kohë përflitej se do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndërkohë, emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme “E vërtetë, e pavërtetë”, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin në fjalë.
Gresa dhe Lulzimi janë prej muajsh në dijeni të shtatzënisë së këngëtares, ndërsa gjinia e foshnjës ende nuk është bërë e ditur.
Këngëtarja ndërkohë ka qenë mjaft e angazhuar këtë verë me interpretime nëpër dasma e ahengje të ndryshme.
Edhe në imazhet që vazhdimisht publikon në rrjetet sociale, ajo është treguar mjaft e kujdesshme që të mos tregojë barkun e saj, duke dashur ta mbajë tërësisht për vete këtë pjesë. /Telegrafi