Greva në “Trepçë” – zyrtari i ME-së e deputetët e opozitës përplasen në Komision

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 15:09 | Nga Gzim Mujaj

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku ishte duke u diskutuar në lidhje me gjendjen për ndërmarrjen e “Trepçës”, ka pasur përplasje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe një përfaqësuesi të Ministrisë së Ekonomisë, raporton Ekonomia Online.

Përplasja ka ardhur pasi fjalën ka marr udhëheqësi i njësie për monitorimin e ndërmarrjeve publike në këtë ministri, Valon Perbreza, i cila tha se deputeti Pal Lekaj, është duke thënë të pavërteta sa i përket ministres, se ajo është në Kosovë dhe nuk ka udhëtuar jashtë vendit.

Kjo pasi deputeti Lekaj tha se ka informacione se ministrja Artane Rizvanolli është në Kosovë, por nuk dëshiron që të vijë për raportim.

“Zoti Lekaj e tha një të pavërtetë të madhe se ministrja nuk është në Kosovë, ajo është jashtë. Politika duhet që të hiqet nga ‘Trepça’”, tha Prebeza.

E kjo deklaratë e tij e nervozoi deputetin Lekaj, i cili edhe deshi që të lëshojë mbledhjen.

Lekaj më pas tha se tha se nuk ka thënë se ministrja s’është në Kosovë, por ka informacione se ajo nuk ka udhëtuar jashtë vendit.

“Unë thash që kam informacione”, tha Lekaj.

Largimin e tij nga salla me tonë të larta e kërkoi edhe deputeti i PDK-së Abelard Tahiri dhe deputetja e LDK-së Valentina Bunjkau.

Deputetët opozitar po ashtu kërkuan që i njëjti të larohet nga salla me Polici.

Të ngjashme