Sindikata e Bashkuara e Arsimit gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se më 1 shtator nuk do të ketë greve.
Sipas tyre ky është një lajm i keq për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Ministren e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Më tutje në reagim thuhet se Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva.
“Më e keqja, më e madhja, jo vetëm për ne, por edhe për të tjerët, dhe ne e kemi thënë publikisht, se Qeveria Kurti nuk ka dialog, nuk dëshiron dialog me sindikatat. Që nga greva e shtatorit e deri në momentin që po flasim, edhe pse kemi bërë kërkesa, i vetmi takim me zonjën Nagavci ka qenë një takim pak më tepër solemn, me disa buzëqeshje kogja artificiale nga ne dhe ata. Por takime të ndërsjella, të punës me ministren e arsimit nuk kemi pasur, dhe kjo ndodh për shkak të ministres Nagavci, por edhe me ministra të tjerë nuk ka pasur takime”.
Ai thotë se Qeveria Kurti po vepron “kokë më vete.
“Nuk ka takime, nuk ka dialog, qeveria po bënë ashtu siç po i teket, ne do të insistojmë me deputetët, dhe të pozitës, dhe të opozitës, që ta ngrisim vlerën e koeficientit, sepse po them edhe në arsim, edhe në sektorë të tjerë, shumica janë të pakënaqur”, deklaroi ai për Front Online.