Punëtorët e administratës komunale të Prishtinës, tash e sa ditë, kanë hyrë në grevë.
Në pamundësi të kryerjes së shërbimeve, për shkak të kësaj greve, qytetarët po presin në radhë të gjata për nxjerrjen e dokumenteve në e-kiosk, ku shumica e dokumenteve mund të nxirren duke u shërbyer vetë, raporton Ekonomia Online.
Por, disa dokumente nuk mund të nxirren këtu.
BSPK-ja ka shpallur grevë në sektorin publik më 25 gusht. Kërkesë kryesore e grevistëve është që punëtorëve të sektorit publik t’u ndahen nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga.