Grevistët janë pezulluar nga puna vetëm në regjimin fashist të Miloševiqit

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 14:26 | Nga Halil Matoshi

1.
Neni 1. i ligjit kosovar për grevat e bân të ligjshme grevën dhe e garanton të drejtën kushtetuese për organizim sindikal:

“Ky ligj ka për qëllim garantimin e lirive dhe të drejtave, lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen e të
punësuarve në Kosovë në grevë sipas standardeve ndërkombëtare.”

2.
Ligji i grevave i quan ato të ligjshme dhe në Nenin 18. Pika 1 i liron subjektët e grevave nga detyrimet e punës, për aq sa zgjatë greva, e nuk e liron Hekuran Muratin – këtë stalinist të vocer – që të veprojë tue i pezullu punëtorët nga puna dhe tue u nalë pagat atyre: Sepse ligji e a provon grevën si aktivitet të ligjshëm!

3.
Edhe ni idiot tjetër analfabet që âsht ngritë në postin e Sekretarit të kësaj Ministrie Enis Spahiu, dëshmon së âsht vetëm ni analfabet funksional dhe asgjâ ma shumë!?

4.
Lexoni ju analfabeta politik e Nëse nuk dini kërkoni nji interpretim nga ndoni jurist normal, nëseka të tillë në Qeverinë tuej:
Pika 2 e Nenit 18 i sanksionon kundërveprimet e shteti si të paligjshme.
“Ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm. “

Të ngjashme