Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar pakon e re për përballje me inflacion prej 150 milionë euro. Në këtë pako parashihet mbështetja e familjeve që kursejnë energji elektrike, mbështetje për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistët, studentët dhe familjen nën asistencë sociale.
Megjithatë, një ndihmë e tillë po duket si lëmoshë nga anëtari i Këshillit Grevsit, Ali Sefaj, veçanërisht ndarja e 50 eurove për zyrtarët publikë.
Ai i reagoi Qeverisë Kurti duke kërkuar që të përfshihen sindikatat në grupet punuese për hartimin e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarët Publikë.
“Duam përfshirje në grupet punuese për hartimin e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtaret Publik! Duam ligje qe na trajtojnë me dinjitet, jo lëmoshë”, shkroi ai në një postim në Facebook.