Grezda harron Oriola Marashin, flirton me modelen spanjolle

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Prej një viti, lidhja e modeles Oriola Marashi me futbollistin Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit. Në fillimet e tyre, lidhja po shkonte mirë dhe herë pas here i shihnim bashkë në “Instagram”-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar.

Pas situatave problematike në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë.

Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele spanjolle, që sipas komentuesve ka qenë një pëlqim i tij që kur ka qenë me Oriolën dhe kjo tradhti e mundshme ka çuar çiftin në ndarje.

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez, së cilës Eros ia shpreh hapur dashurinë pasi nuk kursehet që ta komentojë në foto. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse te tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur të dy, por burime të brendshme kanë treguar se janë njohur në një prej udhëtimeve të futbollistit në Spanjë.

Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vëmendjen që marrin rrjetet sociale ditët e sotme, detaje të tilla janë shpesh tregues të shumë të lidhjeve në jetën reale, aq më tepër që njerëzit publikë dinë mirë çfarë bëjnë, kur lënë një koment.

Pas ndarjes Eros nisi thumbat për modelen Marashi, në llogarinë e tij në “Instagram”. Futbollisti ndau një shprehje me ndjekësit e tij, në të cilën thuhej: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Nuk dihet për çfarë e kishte konkretisht sportisti, por duket se dhe ai ishte i zhgënjyer nga një person, që mund të jetë ish-e dashura e tij. Oriola Marashi nga ana tjetër nuk bëri asnjë reagim dhe vazhdoi të shijonte pushimet verore.

Eros dhe Oriola u tha se fejuan në muajin qershor të vitit të kaluar dhe miqtë e tyre treguan se ata ishin ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë. Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 26-vjeçar.

Modelja Oriola Marashi ka festuar ditën e lindjes dhe urimin më special e mori nga i dashuri i saj, futbollisti i njohur, Eros Grezda. Festa e tyre e fundit në çift ishte për ditëlindjen e Oriolës pak para verës. Ai kishte gjetur mënyrën për ta suprizuar partneren duke mbledhur një grup fotosh nga udhëtimet e tyre dhe momentet e përbashkëta për t’i thënë që e do dhe për ta uruar në mënyrë unike.

Oriola ndau edhe disa momente nga festa e ditëlindjes, por si gjithmonë e rezervuar për të mos ndarë shumë me ndjekësit. Oriola mbushi 25 vjeç! Në këtë ditë speciale për të, nuk kishte si të mungonte urimi i partnerit të saj, Eros Grezdës. Futbollisti, krahas kolazhit, shkroi: “Urime ditëlindjen! Të dua zemër!”

Ndërsa Oriola publikoi në “Instastory” disa pamje nga festa që i kishin organizuar për ditëlindje, ku shihej një tavolinë e zbukuruar për disa të ftuar. Oriola Marashi dhe Eros Grezda e festuan natën e Vitit të Ri larg njëri-tjetrit, pasi ishin me familjet e tyre.

Por edhe atë natë, çifti nuk i kursyen disa dedikime shumë të ëmbla. Duke publikuar në rrjete sociale një foto që nuk e kishim parë më parë, futbollisti dhe modelja thurën fjalët më të bukura të mundshme. Eros ndau i pari një foto krah Oriolës, ku shihen të dy të veshur mjaft elegant, duke shkruar: “2020 nuk ishte fare e bukur, por ti ma bëre speciale. Të dua!”.Nga ana tjetër, Oriola ndau një foto ku shiheshin të dy në avion, duke parë një film e të kapur për dore. “Gëzuar Vitin e Ri Eros Grezda! Lutjet e mia janë gjithnjë për ty! Të dua!”, shkroi modelja krah fotos.

Lart e poshtë qarkulluan lajmet se pandemia Covid19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit. Në kohën që nisën të qarkullonin këto fjalë, Eros Grezda në anën profesionale nuk po kalonte një moment të mirë, pasi nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja me Kombëtaren, por e kundërta mund të thuhet për jetën personale.

Çifti i kaloi pushimet e verës së kaluar bashkë në Kroaci, shoqëruar me postimin e fotove nga Grezda. Prej pak kohësh, ata e mbajtën marrëdhënien e tyre të fshehtë, madje u përfolën edhe për një ndarje, por duket se janë rikthyer më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit. Pasi fshinë njëri-tjetrin nga “Instagrami”, ata u rikthyen prapë në krahët e njëri-tjetrit.

Por pas pajtimit erdhi sërish ndarja dhe arsyeja u tha se ishte tradhtia. Pak para ndarjes në një intervistë për “Wake up”, Eros Grezda zbuloi se ishte në një lidhje me Oriola Marashin dhe se ishte i lumtur. Por duket se opsioni për famë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishte rënë poshtë modeles, që ka studiuar për Kanto në Universitetin e Arteve.

Pasi bashkëpunoi me markën e njohur “Guess” si imazh, duket se ajo e kishte pezulluar këtë profesion, pasi zgjodhi t’i dedikohej 100 për qind lidhjes me Erosin. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për Soprano dhe për një kohë të gjatë njihej si vajza OTR. Në një nga intervistat e fundit, rrëfeu se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave, që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve.

Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës.

Pasi u njoh me Eros Grezdën, ai e bindi të heqë dorë nga ëndrra amerikane dhe e mori me vete në Kroaci. Burime pranë tyre treguan se ata u bindën se janë për njëritjetrin pas muajve të karantinës, të cilat i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit.

Pas intervistës së tij në “wake Up”, Oriola ndau më vonë në “Instagram” foton e parë me Erosin, të cilit i kishte vendosur një emoji me zemra në fytyrë. Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve 2019-2020 dhe ditët e para të Vitit të Ri, festë që e pasoi ditëlindja e 25-të e Erosit.

Ndërkohë që tashmë ata thuhet se janë ndarë keq dhe nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin. Madje, Erosi kur deklaroi ndarjen publikisht, theksoi faktin se mes tyre gjithçka ka mbaruar dhe nuk bëhet fjalë për asnjë rikthim të mundshëm. /Panoramaplus.al

Të ngjashme