Anësori kosovar i Osijekut, Eros Grezda, është afër që të kalojë te gjiganti skocez, Rangers.
Ylli i kombëtares shqiptare raportohet se do të jetë transferimi i 13-të i Steven Gerrardi, që është trajner te gjiganti evropian.
“Index.hr” shkruan se skocezët e kanë ndjekur Grezdën qe disa lojë dhe mund të ofrojë 3 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
23-vjeçari kaloi te Osijeku verën e shkuar nga Lokomotiva.