Griezmann: Lojtar si Messi mund të mos shohim kurrë më, ose vetëm çdo 40 vjet

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Antoine Griezmann e ka përshkruar shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, si një lojtar të një cilësie që mund të mos e shohim më kurrë.

Sulmuesi francez u lidh me Messin dhe Barçën para fillimit të sezonit pasi klubi katalunas aktivizoi klauzolën e tij të lëshimit prej 120 milionë eurosh gjatë afatit kalimtar të verës.

Kishte sugjerime që Messi dhe Griezmann nuk po arrijnë dot të ambientohen me njëri-tjetrin dhe raportet mes tyre nuk janë të mira.

Por, kur u pyet për përshtypjet e tij ndaj Messit që nga transferimi në Camp Nou, Griezmann zbuloi admirimin dhe frikën e tij për shokun e tij të skuadrës.

“Ne po flasim për një lojtar që mund të mos e shohim kurrë më, ose si ai ka vetëm çdo 40 vjet”, ka thënë fillimisht Griezmann për UEFA.com.

“Ne duhet të përfitojmë nga ai, qoftë ne që jemi shokët e tij të skuadrës, tifozët në tribuna apo trajnerët e tij”.

“Ajo që ai mund të bëjë me topin është e pabesueshme dhe është një gjë e bukur për ta parë duke luajtur dhe të luajë përkrah tij”, përfundoi francezi.

Të ngjashme