Sezon i ri, objektive të reja.
Antonie Griezmann ka vendosur të lërë numrin 17, duke e ndërruar atë me numrin 7.
Kjo u bë e ditur përmes nëj video të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Tëitter, u prezantua nga legjenda e NBA, Kevin Durant.
Griezman e ka pasur këtë numër sa ishte te Real Sociedad dhe Atletico Madrid dhe tani do ta ketë edhe te Barça, me shpresën se do të kthehet të jetë ai që ishte te ekipi i Diego Simeones.
Me numrin 17, ai shënoi 15 gola në 41 ndeshje.
Më parë numrin 7 te Barca e kishte Philippe Coutinho, që tani është kthyer nga huazimi që ishte te Bayern Munich dhe nuk dihet cfarë numri do të zgjedhë.