Griezmanni, “viktima” e radhës e Lionel Messit

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Erdhi me shumë bujë por kanë kaluar shumë muaj prej kur Griezmann nuk po arrin të adaptohet nën urdhërat e gjeniut argjentinas, Lionel Messi.

Pavarësisht se në media dyshja gjithmonë ishin të mbrojtur, duke u thënë se shumë shpejtë do të vijë efekti i tyre – një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma.

Mjafton të shikojmë ndeshjet e fundit të Barcelonës, aty ku gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vepron ndryshe kur ka mundësi ta pasojë topin te francezi, shkruan France Football, transmeton lajmi.net.

”Problemi i Griezmann është se ai ka ardhur në ekipin e gabuar, ai nuk po gjendet askund”, thotë Lluis Mascaro, gazetar i njohur për të përditshmen Sport.

Ish-lojtari i Atleticos është i njëjtë me Messin – sulmues i dytë i cili ka nevojë të qëndrojë gjithnjë i lirë.

Nga Antoine nuk ka shumë fjalë dhe mundohet të bëjë më të mirën, pavarësisht se ka harruar që ai është një kampion botëror me Francën, fitues i Ligës së Evropës apo edhe dy herë lojtari i tretë më i mirë në botë.

Kështu siç qëndrojnë gjërat, ‘Grizzi’ do të jetë vetëm ‘viktima’ e radhës e Leo Messit te Barcelona – ashtu sikurse Thierry Henry, Samuel Eto’o, Zlatan Ibrahimovic e Alexis Sanchez më parë. 

Të ngjashme