Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë ka deklaruar sot se situata sa i takon gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll.
“Kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie pas lajmit se një vatër e gripit të shpendëve ka shpërthyer në Mëzez të Tiranës.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi sot se situata është nën monitorim. Po kështu bëhet e ditur se nga data 30 tetor deri në 3 nëntor 2024, në ISUV kanë mbërritur dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare, të cilët janë testuar me metodën e akredituar dhe të avancuar molekulare RT-PCR.
Sipas ministrisë, kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative.