Policia e Kosovës njofton se dje në QKMF-në e Istogut një grua është sjellë pa shenja jete.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti në polici është hapur si ‘hetim i vdekjes’.
“HETIM I VDEKJES: Dobrushe, Istog, 11.08.2020-18:30. Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare nga familjaret është dërguar pa shenja jete viktima femër kosovar. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete e viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.