Gruaja dorëzon në polici marihuanën dhe gjëra të tjera ilegale të bashkëshortit

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Fushë Kosovë ka dorëzuar në polici një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 8.98 gramë, një qese me letra dhe një fishek të pistoletës dhe disa gjëra tjera, të gjitha këto pronë e bashkëshortit të saj, të dyshuarit përdorues i narkotikëve, i cili sipas saj me 28.07.2024 e kishte sulmuar fizikisht.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur edhe 6.9 gram narkotikë – marihuanë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme