Gruaja e Millosheviqit dënohet me një vit burgim

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 12:09 | Nga

Gjykata e Lartë e Beogradit e ka dënuar me një vit burgim Mira Markoviqin, bashkëshorten e Sllobodan Millosheviqit, për shkak të ushtrimit të ndikimit në anëtarët e komisionit qeveritar për të ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore në vitin 2000.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, po me këtë motiv janë dënuar edhe disa zyrtarë të atëhershëm serbë, transmeton Koha.net.

Mira Markoviq është dënuar në mungesë, meqë, siç thuhet, ajo nuk është e qasshme për organet e gjyqësisë të Serbisë dhe se se qysh më 2005 çshtë shpallur fletarresti ndërkombëtar. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin për caktimin e paraburgimit nga 17 prilli i vitit 2003.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse më 2010 kanë njoftuar se Mira Markoviq në atë shtet gëzon statusin e refugjatit politik dhe ajo nuk mund të arrestohet, as të depërtohet në bazë të fletarrestit të Interpolit të Serbisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme