Sulmi me dron në shtëpinë e Benjamin Netanyahut ishte një sulm ndaj gjithë Izraelit, ka thënë Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit.
Sara Netanyahu i ka falënderuar të gjithë për mesazhet që i kanë dërguar pas këtij sulmi.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës për të gjithë shqetësimin dhe mesazhet që ngrohin zemrën nga vendi dhe bota”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo i ka uruar të gjithë që të kenë siguri dhe ditë të qeta, shkruan Sky News.
“Uroj të gjithëve ditë të qeta dhe siguri për të gjithë ne”, ka shkruar Sara.