Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 tetor, rreth orës 14:25.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e gruas.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan  02.10.2026 – 14:25. Raportohet se  viktima femër kosovare  është gjetur pa shenj jete në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Të ngjashme