Një grua e cila gjendej në qendrën e ndalimit në Ferizaj, dyshohet se ia ka vënë flakën qelisë në të cilën ndodhej.
Sipas policisë, menjëherë është bërë evakuimi i personave që ndodheshin aty.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelinë ku ishte e vendosur. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.