Një person është arrestuar nga Policia, pasi bashkëshortja e tij kishte lajmëruar se burri i saj me të meta mendore është i armatosur.
“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj me të meta mendore mashkull K/Shqiptar, posedon një armë (revole). Arma e llojit “Ekol Special”, kal 9 mm, me një karikator pa fishe, vullnetarisht është dorëzuar dhe konfiskuar nga i dyshuari. Po ashtu të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.