E gjitha filloi kur Becky Joe, nëna e një vajze të ëmbël me emrin Indiana kishte dhimbje barku dhe vazhdimisht villte.
Dhe duke marrë parasysh faktin se një herë kishte mbetur shtatzënë, dyshonte se shkak i dhimbjeve ishte një foshnje në bark. Megjithatë, nuk kishte ide se çfarë befasie po i bënte trupi i saj, transmeton Telegrafi.
“Përnjëherë fillova të ndjej dhimbje dhe vazhdimisht villja. Kështu vendosa t’i nënshtrohem testit të ultrazërit, ku edhe zbulova që në bark i kam trinjakë. Ishte shok për mua, pasi në familjen time askush nuk ka pasur trinjakë”, ka deklaruar Becky.
Pas javës së 31-të të shtatzënisë, ajo u dërgua në spital pasi i kishte ardhur koha të sjellë në jetë fëmijët. Por gjërat nuk shkuan gjithçka sipas planit kur në jetë erdhën Roko, Roman dhe Rohan, pasi e kishin peshën shumë të vogël trupore.
Foshnjat menjëherë janë dërguar në repartin e kujdesit intensiv ku qëndruan për tri javë. Dhe pasi që mjekët ua hoqën nga goja gypat e oksigjenit, Becky arriti t’ua shohë fytyrat djemve të saj. Aty e kuptoi se diçka e çuditshme kishte ndodhur. Ata ishin identikë.
Dhe gjykuar sipas statistikave të mjekësisë, gjasat që dikush të lind trinjakë identikë janë shumë të vogla, pasi nga 200 milionë njerëz vetëm 60 mijë kanë gjasa të lindin trinjakë identikë.
Dhe me kalimin e muajve, ata duke u rritur çdo herë e më shumë përngjanin me njëri-tjetrin.