Një grua ka një gjendje të rrall që e bënë atë të plaket shtatë herë më shpejt sesa që duhet.
Claudia Amaral në moshën 20 vjeçare thotë se ajo është ‘140 vjet e vjetër’- një gjendje e cila pritej të jetonte vetëm deri 14 vjeç.
Claudia ishte vetëm katër muaj kur kishte filluar të përjetoj simptoma si: humbje të flokëve dhe lëkurë të rrudhosur. Kur ishte një vjeç ajo u diagnostifikua me ‘progeria’ një gjendje e rallë, fatale, gjenetike që fillon që nga fëmijëria, raporton “Mirror”.
Doktorët i thanë prindërve të saj se ajo mund të vdes po atë ditë, por mesatja e vajzave me këtë lloj sëmundje mund të jetojnë 13 deri 14 vjeç, transmeton lajmi.net.
Çdo ditë, Claudia i ka mohuar këto mundësi dhe është rritur me një familje dhe shoqëri mbështetëse dhe që është trajtuar në mënyrë të barabartë. Tani ajo 20 vjeçare, nuk është dorëzuar pa marr parasysh komplikimeve që ka pasur përgjatë këtyre viteve jetë.
Ajo shpejgon se “Progeria është një sëmundje e cila të plak shtatë herë më shpejt sesa normalja, p.sh unë jam 20 vjeç, por me vitet e progerias unë jam diku 144 vjeçare”.
Fëmijët me këtë lloj sëmundje, zakonisht kur lindin nuk paraqesin ndonjë simptomë, mirëpo me kalimin e kohës, pas 8 muajve mund të përjetojnë humbje të flokëve dhe peshës.
“Unë kurrë nuk jam ndjer ndryshe nga shoqëria ime apo edhe nga njerëzit përreth meje, gjithmonë jam trajtuar njëjtë, duke përfshirë edhe shkollën”.