Gruaja në Klinë raporton se u dhunua seksualisht nga burri i saj

| 12 Mar 2024 | 15:00 | Nga

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për një rast dhunimi në Klinë.

Rasti është denoncuar mbrëmë dhe dyshohet se ka ndodhur në një familje në Klinë, ku një 36-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Siç mëson Sinjali, viktima ka raportuar se i dyshuari përveç dhunës fizike e psike që ka ushtruar ndaj saj para dy ditësh, edhe e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale – duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dhunim”.

Të ngjashme