Gruaja në Prishtinë lajmëron burrin në polici, i shkoi te puna dhe tentoi ta rrihte

Prishtinë | 17 Tet 2024 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kishte shkuar te vendi i punës së saj ku e ka ofenduar dhe ka tentuar ta sulmojë.

Sipas raportit policor, e njëjta deklaron se ka dhunë psikike nga i dyshuari në vazhdimësi.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte shkuar te vendi i saj i punës ku ka ofenduar dhe tentuar ta sulmojë. E njëjta deklaron se ka dhunë psikike nga i dyshuari në vazhdimësi. Nuk raportohet për të arrestuar”, thotë policia.

Të ngjashme