Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.
Atje një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe nëna e saj.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNË FAMILJARE- Prishtinë 04.02.2023-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.