Një grua në Zubin Potok, ka raportuar në polici se djali i saj ishte rrahur nga fqinja.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:55, teksa nuk dihet arsyeja që ka çuar deri te ky incident.
Sipas policisë, fëmija është dërguar te mjeku për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut te fëmiu nuk janë vërejtur shenja dhune.
E dyshuara kishte qenë nën ndikim të alkoolit, e cila në konsultim me prokurorin është liruar dhe më pas të intervistohet lidhur me rastin.
Kanë nisur hetimet dhe rasti po cilësohet si “Sulm”.