Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici ish të fejuarin e saj, pasi që ky i fundit shpërndau fotografi intime të saj tek familjarët e ankueses.
Rasti ka ndodhur më 6 janar, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovë.
Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë PK-ja, teksa ka thënë se më pas ai është liruar me procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë 06.01.2023-NN. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj mashkull kosovar, i ka shpërndarë disa fotografi intime te familjaret e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me venim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.