Një grua nga Gjakova është përleshur fizikisht me kunatin e saj, e më pas ia ka sulmuar edhe bashkëshorten.
Përleshja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 31.05.2021 – 19:30. Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, është përleshur fizikisht me të dyshuarin mashkull kosovar (kunati i saj) e njëjta ka sulmuar edhe bashkëshorten e të dyshuarit të lartë cekur. Palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të dyshuarit janë arrestuar, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia.