Një rast i dhunës në familje është lajmëruar dje në Policinë e Kosovës.
Në raportin 24 orësh thuhet se një grua është arrestuar dje rreth orës 17:00 pasi që e njejta e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “dhunë në familje”.
“Fsh. Neredime, Ferizaj 09.05.2021 – 17:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.